Agjentja e Halandit: Reali është destinacioni i preferuar

Erling Haland ka qenë dhe mbetet një objektiv i Realit të Madridit në merkato. Por pasi dështuan në dy raste, klubi spanjoll duket se ka marrë një asist nga vetë agjetja e sulmuesit norvegjez. Rafaela Pimenta që përfaqëson shënuesin më të mirë të Premier League ka thënë se Reali i Madridit është skuadra më e preferuar për të gjithë futbollistëve, përfshirë edhe Erling Haland. “Premier League është një nga këto destinacione, por është edhe Real Madrid. Reali ka diçka që e bën atë vendin e ëndrrave për lojtarët. Madridi e mban gjallë këtë magji”, ka thënë Pimenta. Kjo deklaratë e agjentes që drejton kompaninë më të madhe të menaxhimit të futbollistëve është përkthyer si një mesazh i qartë për të ardhmen e Haland. Sipas mediave angleze, Mançester Siti duhet të ketë frikë, pasi këto fjalë tregojnë qartë se ka nisur puna për transferimin e sulmuesit holandez te kampionët e Europës.

Sfidanti.al