Formula 1, Verstapen paralajmëron rivalët në Bahrein!

Kampioni i botës në fuqi në kampionatin botëror të shpejtësisë fitoi provat zyrtare në Çmimin e Madh të parë të sezonit, duke lënë pas të gjithë rivalët. Maks Verstapen dhe makina e tij Red Bull nuk u prek nga askush, ndërsa skuadrat e tjera duhet të shqetësohen edhe nga fakti që në vend të dytë doli piloti tjetër i Red Bullit, Sergio Perez. Në vend të tretë Sharl Lëklerk që ishte 3 të dhjetat prapa holandezit e pas tij Karlos Sainz i Ferrarit. Mercedesi nuk shkëlqeu dot në Bahrein, përkundrazi, dhe Rasëll e la pas Hamiltonin edhe pse vetëm me 4 të qindat. Të dy ishin 4 të dhjetat prapa Verstapenit.

Sfidanti.al