Ylli i Paris SG akuzohet për abuzim seksual, futbollisti e mohon

Lajmi se Hakimi ka abuzuar seksualisht me një të re në Paris shpërtheu si “bombë”. Tani, pas marrjes në pyetje, ndaj tij është ngritur kallëzim penal dhe zyrtarisht akuzohet për rastin, pasi është vënë nën mbikëqyrje gjyqësore. Viktima e supozuar nuk ka dashur të ngrejë akuza dhe thjesht ka dashur të raportojë incidentin me fillimin e një hetimi prokurorial pas kësaj. Pala e futbollistit, thuajse që në momentin e parë, mohoi çdo akuzë dhe i cilësoi fjalët e 24-vjeçares si të rreme.

Sfidanti.al