Tenisti serb pati një konferencë shtypi në kompleksin e tij sportiv në Beograd, duke folur për disa tema, dhe ndër të tjerat ishte edhe ajo për rivalitetin e tij me Rafael Nadalin. “Padyshim që Nadali mbetet rivali im më i madh, – thotë Nole, – ai ka një numër tepër të madh ndeshjesh. Bashkë me Federerin ndikuan më shumë tek unë. Se kush është më i madhi këtë nuk mund ta themi tani dhe as nuk ia vlen që të merremi. Ndoshta, pasi të mbyllim karrierën do të kemi mundësi të flasim”. Dy tenistët mund të përballen në “Rolan Garos” për titullin e 23-të Grand Slem në karrierë, pasi që të dy kanë nga 22. “Në Paris, kur është në formë, Nadali është më i miri”, – pranon Gjokoviçi.
Sfidanti.al