Oliver Kahni i nxehur: Lojtarët të tregojnë se i përkasin Bajernit!

Në Mynih thonë se kur shefi ekzekutiv është me nerva, të gjithë lojtarët duhet të flenë me dritat ndezur, përfshi edhe Xhoshua Kimihun. Oliver Kahn është gjithë “turinj” pas humbjes në Gladbah, por për shumë më tepër se kaq. “Kemi lënë shumë pikë rrugës në Bundesligë dhe kjo nuk është e pranueshme, – thotë “Titani”, – ne jemi në krye vetëm me diferencë golash. Kjo nuk mund të na ndodhë. Lojtarët duhet të tregojnë se ata janë Bajerni i Mynihut”. Këtë fundjavë, bavarezët luajnë ndaj Unionit të Berlinit, një rival i rrezikshëm dhe një kundërshtar për titull ashtu si edhe Dortmundi.

Sfidanti.al