Inzagi: Avantazhin duhej ta kishim arritur që në pjesën e parë!

Trajneri më në fund është i lumtur që skuadra u tregua serioze në momentin më të vështirë. Ka pasur shumë kritika për Interin e Simone Inzagit këtë sezon, që dështoi për titullin në Serinë A, por që gjithsesi ka bërë një paraqitje mjaft të mirë në Champions. Pas kualifikimit nga “grupi i vdekjes” me Bajernin e Barcelonën, zikaltërit hodhën hapin e parë drejt kualifikimit me fitoren 1-0 në “San Siro” ndaj Portos. “Në pjesën e parë duhej të kishim luajtur më shpejt, – thotë Inzagi, – por, megjithatë patëm raste të rëndësishme për gol. Duhej të kishim qenë në avantazh. Në momentin më të vështirë patëm Onanën dhe Shkriniarin, por pastaj reaguam. Një ndeshje shumë e mirë ndaj një kundërshtari të fortë fizikisht dhe teknikisht”.

Sfidanti.al