Rumenige thotë se nuk është aspak i habitur nga skandali i Barcelonës!

Ish-shefi ekzekutiv i Bajernit nuk është se ka fjalë “mjalti” për klubin katalanas, ndërsa pyetet për aferën e fundit që ka shpërthyer në Spanjë. Karl-Hajnc Rumenige deklaron se nuk ësntë aspak i habitur nga skandali i Barcelonës, që akuzohet se për 20 vjet ka paguar një shef arbitrash. “Nuk habitem, – thotë ai, – kur shkonim të luanim në Barcelonë kishim një ndjenjë të çuditshme. Këto gjëra nuk duhet të ndodhin, janë të papranueshme dhe nuk kanë lidhje vetëm me ligën vendase”.

Sfidanti.al