Është vetëm 20 vjeç, por po bën përshtypje të madhe, dhe që tani i kanë vënë një “epitet”. Rasmus Hojlund është sulmues i ri nga Danimarka që po zë vend në formacionin e Atalantës duke u bërë më i rëndësishëm se Luis Muriel apo Duvan Zapata. Trajneri Gasperini i ka dhënë besim dhe Hojlundin po e krahasojnë me Erling Halandin. Kjo ka bërë që Arsenali të jetë gati të paguajë kartonin e tij. Atalanta e mori për 18 milionë euro, ndërsa tani çmimi është shumë më i lartë, ndërsa në lojë ka hyrë edhe Reali i Madridit.
Sfidanti.al