Milani pati mbrëmje të madhe, por Totenhemi është ende gjallë!

Përballja ishte e fortë dhe italianët e respektuan fanelën e tyre në të cilën janë “qepur” 7 tituj të Championsit. Sapo një ekip si Milani e sheh veten në këmbë, dhe shikon një mundësi për sukses, ai menjëherë bëhet i rrezikshëm. Kështu ndodhi edhe ndaj Totenhemit në Champions ku kuqezinjtë fituan 1-0 duke arritur një sukses të rëndësishëm. Një triumf fare i vogël, minimal, por tepër i vlefshëm sepse nuk është pësuar gol dhe sepse Totenhemi nuk është në formën më të mirë, duke pasur dëmtime. Brahim Diaz shënoi shpejt, edhe pse anglezët patën epërsi me 53 për qind mbajtje topi, 12 gjuajtje ndaj 9 dhe 8 korne ndaj 3. Pritet që sfida e dytë në Londër të jetë tepër e fortë.

Sfidanti.al