Lejkërsat nderojnë rekordin e Lebronit, por munden nga Miluoki!

Ceremonia ishte përpara ndeshjes, ndërsa vetë legjenda e basketbollit nuk doli në parkët për të luajtur. Lebron Xhejms u respektua nga publiku në Los Anxhelos për thyerjen e rekordit të pikëve në NBA, që më parë i përkiste Karim Abdul Xhabarit, veçse dënimi nuk e lejoi që të aktivizohej. Lejkërsat u mposhtën në shtëpi, 106-115 nga Miluoki, pasi Janis Adetokumbo shënoi 38 pikë, kapi 10 topa në tabela, shërbeu 6 asistë, vodhi një top dhe bllokoi një gjuajtje. Për vendasit, nuk mjaftoi Entoni Dejvisi që realizoi 23 pikë, kapi 16 topa në tabela dhe shërbeu 2 asistë. Pozitat e Lejkërsave janë tepër të vështira, në vendin e tretë nga fundi në Perëndim (25 fitore, 31 humbje), ndërsa Miluoki është i dyti në Lindje me 38 fitore e 17 humbje.

Sfidanti.al