Është një gazetar i mediat “Sport1” që bën një analizë lidhur me rolin e trajnerit në “Zebener Shtrase”. Kerri Hau argumenton se në 1 vit e gjysmë, Julian Nagelsman ka ndryshuar shumë gjëra tek Bajerni, që nga mjaft lojtarë, metoda të stërvitjes dhe ndihmës. Largimi i fundit ishte ai i trajnerit të portierëve, Tapaloviç, në vend të të cilit erdhi Mikael Rehner nga Hofenhajmi. Thuhet se bavarezët paguan 1 milionë euro apo më shumë për të. Shumica e stafit është e zgjedhur nga trajneri, ndonëse në klub ka edhe shërbyes të vjetër si Mikael Nimejer, Xherri Hofman apo Ketlin Kryger. Gjithsesi, pozitat e Nagelsmanit do të varen nga suksesi, në Bundesligë dhe në Champions.
Sfidanti.al