Çalhanoglu, ish-milanisti që sot është idhulli i tifozëve të Interit

Në të vërtetë e pritën shumë mirë edhe pse kishte qenë lojtar në “barrikadën përballë”. Hakan Çalhanoglu u pranua me zemër të hapur nga publiku zikaltër pasi braktisi Milanin për t’u bërë pjesë e skuadrës së tyre. Sot gjithçka ka shkuar shumë më larg dhe Çalha është kthyer në idhull të tifozëve. Pas derbit të fundit, që ai e luajti shumë mirë, përkrahësit interistë u lumturuan që ai vuri gishtin në buzë që t’i bënte të heshtte tifozët e Milanit. Interi fitoi 1-0, ndërsa për gjysmën zikaltër të Milanos, sjella e turkut ishte e shkëlqyer. Tani pritet të rinovojë kontratën, ndërsa është një nga lojtarët kryesorë.

Sdfidanti.al