Sezonin që vjen mund të zbresë në fushë një skuadër shumë e kaltër sesa sot. Juventusi do të ulë shpenzimet e do të projektojë të ardhmen. Në shënjestër është Davide Fratezi, 23-vjeçari i Sasuolos dhe dy klubet po bisedojnë. Me të në ekip pritet një Juve më shumë italiane me Perinin në portë, Keanin në sulm, Bonuçin në mbrojtje apo Kiezën. Në qershor kthehet edhe Rovela nga huazimi, ndërsa mediat shkruajnë se do të rishikohet pozicioni i Ranokias dhe Kaviljas.
Në ekipin e Alegrit do të ketë ndryshime të rëndësishme si Mekeni që ka ikur në huazim dhe shpresohet që t’i shitet kartoni. Rabio është në skadim të kontratës dhe do të jetë shumë e vështirë që të mbahet, ndërsa Paredesi është në huazim nga PSG dhe Juve nuk pritet të shpenzojë 22 milionë euro për kartonin. Fratezi pra, cilësohet lojtari ideal i mesfushës, ndërsa Sasuolo kërkon 25-30 milionë euro.
Sfidanti.al