Interi kualifikohet në Kupë, Asllani sërish “20-minutësh”!

Kur vjen puna te konkurrime të tilla këto kohë nuk ia merr dot njeri “në kthesë”. Interi është skuadra e kupave në Itali dhe pas fitores së Superkupës ja ku arriti kualifikimin në gjysmëfinale të “Coppa Italia”-s. Pasi ka mundur radhazi ekipe si Juventusin, Milanin apo edhe të tjerë, erdhi radha e Atalantës. Fitorja 1-0 nuk ishte aspak e lehtë, por vendosi goli i Mateo Darmianit në 57’. Ky i fundit ka zënë vendin e Milan Shkriniarit që ka qenë i pështjelluar këto kohë nga ngjarjet në tregun e futbollit. Interi e meritoi sepse u tregua më i qartë në lojën e tij, dhe e kërkoi më shumë fitoren. Berat Gjimshiti ishte sërish titullar tek Atalanta e Gasperinit, shenjë e qartë që tani problemet e transferimeve kanë kaluar, ndërsa Kristjan Asllani ishte përsëri “20-minutësh” tek zikaltërit, ndërsa përpara tij janë mesfushorë me përvojë si Çalhanoglu apo Mkitarian.

Sfidanti.al