Paris Sent Zhërmen pritet të zyrtarizojë dy goditje në ditën e fundit të merkatos së dimrit. i pari është Milan Shkrinjar një emër i njohur për klubin parizien. Pasi nuk arriti ta transferonte mbrojtësin sllovak të Interit në tregun e verës, kampionët francez kanë vënë në lëvizje të gjithë arsenalin e rëndë për të mbyllur marrëveshjen. Për këtë tratativë është impenjuar vetë presidenti Al-Khelaifi, që ka vendosur në tavolinën e Interit një ofertë me 15 milion euro plus 5 milion të tjera në formë bonusi. Pritet vetëm, zyrtarizimi, ndërsa për këtë transferim shtyn vetë futbollisti. Shkrinjar refuzoi rinovimin me klubin ziklatër, ndërsa ka një marrëveshje paraprake me Paris Sent Zhëremen. Përveç mbrojtësit sllovak, klubi parizien ka arritur akordin me Çelsin për Hakim Ziesh. Futbollisti maroken ndodhet në Paris dhe pret vetëm të firmosë kontratën e re. Ziesh do të kalojë te kampionët francezë në formë huazimi, ndërsa kartoni i tij do të blihet për rreth 15 milion euro në fund të sezonit.
Sfidanti.al