U desh të pritej deri në orët e vona të së martës, por gjithsesi, u arrit të realizohej. Një marrëveshje kaq e madhe sa ajo e Enzo Fernandezit tek Çelsi nuk mund të mbyllej kaq lehtë, ndaj edhe palët biseduan gjatë, por më në fund portugezë e anglezë u ndanë me shtrëngime duarsh. Argjentinasi 22-vjeçar shkoi në Londër pasi firmosi kontratën dhe rekordi britanik i transferimeve u thye me 105 milionë paundë stërlina, apo rreth 115 milionë euro. Kjo do të thotë se Blutë e Londrës kanë shpenzuar që nga vera e deri tani mbi 620 milionë euro për përforcime!
Sfidanti.al