Batuta : ikni futbollistë, ikni, por më keq nuk do të gjeni dot!

Me humor do të thoshim, duke kujtuar edhe atë batutën , se na kanë dhënë shpresë se një ditë do të ikim të gjithë! Kurse realisht, futbollisti i Tiranës, Imailgeci paskë thënë në mbrëmjen “Gala” të FSHF-së : “ Shpresojmë të ikim të gjithë”. Dhe një sallë e mbushur plot me “më të mirët”, ku tragjikisht pjesa më e madhe duan më shumë presidentin Duka se sa vetë futbollin, ka qeshur me batutën e futbollistit.. sepse e kanë të ndaluar të ..qajnë!

Ku do ikin të gjithë? Pse qeshin “të gjithë” ata që kanë mbetur të “lumtur” ? Do ikin të godasin topin për një jetë më të mirë apo për një futboll, ku nuk duhet të falesh tek prifiti pas ndeshjeve. Të gjithë duan të ikin, por nuk janë të shitshëm të gjithë , vetëm njëri do të qëndrojë, edhe pse është i shitshmëm tek bota.Madje UEFA na e ka blerë! Fjala është për presidentin Duka, që në mbrëmjen “Gala” , u shpall “më i miri i të mirëve” sepse fituesit e çmimeve ishin të detyruar ta falenderonin..se pa të nuk do ta kishin njohur këtë biçim futbolli..

S’na ndahen nga veshi fjalët e Ismailgecit “ shpresojmë të ikim të gjithë”, por ka edhe një batutë ngushëllimi për futbollistët që ikin : “ Ikni, ikni, por më keq nuk do të gjeni dot…”

Sfidanti.al