Gjokoviç u përplas me gjyqtarin dhe u tall me spektatorët!

Më mirë duhet thënë se ishin ata që i krijuan probleme kampionit serb, ndërsa ai u përgjigj në fundin e setit të parë në gjysmëfinalen ndaj amerikanit Tomi Pol. Novak Gjokoviç pati një reagim tallës për një pjesë të spektatorëve në Arenën “Rod Lejvër” në Melburn kur përfundoi seti i parë me fitoren 7-5, ndonëse vuajti shumë. Ish-numri 1 i botës humbi një epërsi me lojë 5-1 për t’u barazuar në 5-5, dhe u përplas me gjyqtarin për kohën që i duhej për të dhënë vendimet e tij. Më pas, fitoi setin dhe vuri dorën në vesh si për t’u thënë atyre që i kishte kundër se çfarë do të thoshin tani. Edhe pse arena e brohoriti shpesh dhe ka qenë me Nolen kur ka pasur prezantime të trofeve (ka fituar 9 Australian Open), sërish duket se një pjesë e madhe e publikut nuk e ka shumë qejf. Kjo, ndoshta sepse fiton vazhdimisht, apo sepse është ballkanas dhe ka qendrime të caktuara për çështje të caktuara!

Sfidanti.al