“Odegardi mund të largohet nga Arsenali vetëm për tek Barcelona”!

Kështu mendon opinionisti i sotëm, ish-kapiteni i Mançester Junajtidit, Rio Ferdinand. Pavarësisht se Martin Odegard ka qenë lojtar i Realit të Madridit, ish-mbrojtësi anglez gjykon se me këtë nivel dhe stil loje që ka norvegjezi, ai do të mund të ishte një përforcim i shkëlqyer për Barcelonën. Edhe pse atje janë Busketsi (që do të largohet), De Jongu, Pedri dhe Gavi, sërish një si Odegardi do të bënte punë. Gjithsesi, duhet parë nëse Ksavi e ka në plane dhe nëse mesfushori sulmues do të pëlqente të shkonte në Katalonjë.

Sfidanti.al