Spektalël dhe tension në prag të derbit Atletiko-Real në Kupë!

Kupa e Mbretit sjell sot në mbrëmje një nga përballjet më të luftuara dhe më spektakolare të futbollit spanjoll. Dy rivalët e përjetshëm, Real Madrid dhe Atletico Madrid do të luajnë në orën 21:00 për një biletë për në gjysmëfinalet e turneut. Përtej antagonizmin historik mes dy skuadrave, kjo përballje është paraprirë nga polemikat. Klubi i Realit, që është edhe pritësi i kësaj ndeshje ka vendosur që tifozët e Atletikos të mos mbajnë veshur në stadium fanelat e skuadrës së tyre me justifikimin për të parandaluar trazira.  Sigurisht që ky vendim nuk është pritur mirë nga klubi tjetër i kryeqytetit spanjoll. Sa i përket fushës, statistikat janë në favor të “Los Blankos”, por ndeshjet me eliminim direkt në derbin madrilèn kanë një detaj shumë të rëndësishëm. Pavarësisht se Reali ka fituar edhe trofe, në pesë përballjet direkte, Atletiko e Diego Simeone, nuk është mundur asnjëjherë në kohën e rregullt. Këto detaje e bëjnë akoma më të bukur këtë sfidë.

Sfidanti.al