Gjokoviçi fiton në fushë, por e sulmojnë se babai pozoi me tifozë me flamur … rus!

Në vendin tonë ka politikanë që dalin në fotografi me kriminelë dhe thonë se nuk i njihnim, ndërsa në mediat britanike ka shkrime që akuzojnë babain e Novak Gjokoviçit se ka dalë në foto me tifozë serbë që kanë pasur flamur rus me vete në Melburn. Se disa nga ata kanë thirrur “rroftë Rusia”, ndërsa ka pasur tifozë serbë në Arenën e Australian Openit me bluzë me shkronjën “Z”, simboli i sulmit ushtarak rus në Ukrainë. Këtyre të “Deili Meilit” u duhet thënë se nuk dihet nëse u prekën nëse dikush doli në foto me flamurin amerikan në 2003, pasi ushtria amerikane sulmoi dhe pushtoi Irakun.

Sfidanti.al