Nuk mbarojnë hallet për Barcelonën, nuk regjistron dot Gavin!

Po flasim për njërin nga yjet e rinj dhe që po krijojnë të tashmen, e do të jenë baza për të ardhmen. Gavi është shkëlqimi i Barcelonës në moshën 18-vjeç, por La Liga spanjolle nuk pranon të regjistrojë kontratën e tij të rinovuar verën e kaluar. Lojtari mbetet me kontratën që ka pasur në 2020, sepse klubi do të thyente barrierat e lejuara buxhetore. Po ashtu, ai nuk mund të luajë me fanelën me numrin 6 që i kanë caktuar, por me atë me numrin 30. Të shohim sesa shpejt do të arrijnë katalanasit ta zgjidhin këtë problem.

Sfidanti.al