Ylli i Portlendit jo vetëm që i dha fitoren e ekipit ndaj Juta Xhazit, por edhe bëri diçka të rrallë nga ana personale, nga ato që nuk kanë ndodhur kurrë. Damien Lilard shënoi 60 pikë në suksesin 134-124, por këtë e bëri me efikasitetin më të madh që ka ndodhur ndonjëherë në basketbollin amerikan, me saktësi 89.8 për qind në gjuajtjet nga loja. Kjo ishte hera e katërt që Lilardi arrinte tek 60-pikëshi, duke pasur përpara vetes Kobi Brajantin me 6 herë dhe të paarritshmin Uilt Çembërlen me 32 herë.
Sfidanti.al