Mbathja Xhixha, ik sa më larg, mos u kthe më në Shqipëri!

A mund të jenë fjalët e një trajneri njëkohësisht, të vërteta dhe shumë të dhimbshme. Dëgjoni fjalët e trajnerit Orges Shehi, tamam në momentin e largimit të sulmuesit të talentuar, Xhixha :

“ Shko e të uroj të të ec mirë. Dhe mos u kthe në Shqipëri, vetëm pas disa viteve, shumë larg, vetëm në fund të karierës..” Pse bën këtë “blasfemi patriotike” trajneri kampion? Pse Xhixha duhet të largohet pa kthim, madje të kthehet sa më larg që të jetë e mundur? Sikur te flisnin hapur dhe jo nwpwr dhoma edhe trajnerët e Superligës, me zemër ne dorë si Orges Shehi, kur do të ndahet me futbollistin më të talentuar, ai qw ndikoi më shumw nw marrjen e titullit kampion,

Xhixha nuk e “spiunoi” më tej trajnerin, që e shtynte për një arratisje “malore” , dhe mos gabonte që të kthente kokën prapa. Paska qënë gati t’i thoshte se kudo që të shkosh ..do të gjesh një futboll tjetër, më të pastër për shpirtin dhe më inkurajues për talentin. Kur i thotë këto fjalë trazuese një trajner kampion, imagjinoni se cilat mendime fsheh për Superligën një trajner tjetër, si për shembull një trajner si ai i Bylisit, ekipit që trajtohet sistematikisht si “delja e zezë” e kampionatit..

Sfidanti.al