UEFA zgjohet nga “shuplaka” 500-milionëshe e Çelsit

“Qeveria” europiane e futbollit do të veprojë për të mbyllur sa më shpejt “vrimën” që u gjet në rregullat e saj financiare dhe të transferimeve (ishte lënë “hapur” rastësisht?). UEFA ka marrë këto ditë shumë ankesa nga klube të ndryshëm pasi Çelsi i Londrës shpenzoi në total 460 milionë paundë stërlina për blerje gjatë këtij sezoni, pra në verë dhe në janar. Kulmi u arrit me gati 88 milionë paundët (rreth 100 milionë euro) për yllin 22-vjeçar ukrainas, Mihajlo Mudrik. Tashmë, pritet që rregullat të ndryshojnë dhe të mos lejojnë që afatet e pagesave të zgjaten përtej një kohe të caktuar, siç bëri Çelsi.

Sfidanti.al