Kujdes ! Gara në Superligë përgjohet edhe më shumë se në..”Big-Brother”

Sikur i kishte vënë njeri me dorë, kishin një surrat fitoret e Vllaznisë dhe Tiranës këtë javë, ndaj Laçit ( ne foto Patrik autori i 3 golave) dhe Bylisit. Të dyja 4-1 , të dyja që ngjasonin nga afër dhe nga..larg. Aq sa mund të quhen fitore binjake për nga fytyra e rezultatit, edhe për nga ngjashmëria e dominimit të ndeshjes. Themi si me dorë, pasi kemi mbaruar punw me kwmbwt, sepse ishin si dy piktura që i kishte bërë një dorë,, sa të duhet sforcim me veten për të mësuar se cili ishte origjinali…

Kjo është fitorja e tretë e shkodranëve në radhë, të atyre që presidenti Alban Xhaferaj u qa në ekran tek “Procesi” se “dinë me bo raste, por s’dinë me bo gola!” Qënkan ndryshe punët : po munden me tregu anën tjetër të medaljes: tri javë pa e dredhur bishtin, madje duke shënuar gola me bollëk , plot 4 , edhe në një portë, që zakonisht thuhej si tek anektoda ,.. nuk e hap as çelësi i vet!

Partizani dhe Tirana po e bëjnë me turne kreun, kurse në Shkodër e kanë merak të pyesin: po tani, a besoni se jemi edhe ne në garë për titull? Me të drejtë të Zotit, sidomos në këtë biçimin tonë me top, është më mirë kur nuk i bie bories , akoma më mirë.. kur nuk del para pasqyrës dhe bie në dashuri me veten , se pastaj gabon kur flet . Sepse kjo dreq , pra gara në futbollin tonë, përgjohet edhe më shumë se në “Big Brather”, këtë herë do të jetë plot intriga meqë stadiumet janë boshatisur, për të shkuar tek fundi që kanë molepsur ..patronazhistët e topit !

Sfidanti.al