Liverpuli e Çelsi, dy ekipe klasi që në 6 orë nuk kanë shënuar asnjë gol mes tyre!

Për herë të fundit “ia bënë fora” në 2 janar të vitit të kaluar. Kanë kaluar 374 ditë që kur Liverpuli e Çelsi kanë shënuar gol në përballjet mes tyre, ndërsa tre të fundit kanë qenë “të thata”. Të kuqtë dhe blutë e Londrës luajtën në 2022 dy finale, atë të Kupës së Ligës (Karabao) dhe të Anglisë, që përfunduan pa gola pas 120 minutave dhe Liverpuli fitoi me penallti. Pasoi dueli i djeshëm në “Anfild” sërish pa gola, dhe llogaria është se tani kanë 6 orë që nuk ia dalin t’ia tundin dot rrjetën njëra-tjetrës.

Sfidanti.al