Lola Flores, e dashura e futbollit në kohën e filmimeve bardhezi

Ka qenë ikonë e spektakleve femërore në Spanjë, por pa dyshim edhe jashtë saj. Quhet Lola Flores, lindur në 1923 dhe në vendin e saj po i përkujtohet 100-vjetori, ndërsa e përditshmja “Marka” shkruan se kjo grua ka qenë një nga të dashurat e famshme të futbollistëve të asaj kohe. Mes yjeve të asaj kohe që ishin të lidhur me të, përmenden Gerardo Koke dhe Gustavo Bioska. Në atë kohë thuhej me të qeshur se “Lola i planifikon udhëtimet e saj në bazë të kalendarit të Barcelonës dhe të kombëtares së Spanjës”.

Sfidanti.al