Nuk pritej aspak, por NBA i pranon të gjitha. Edhe kur Los Anxhelos Lejkërsat shtangin Memfisin, një nga 3-4 ekipet më të mirë të sezonit. Skuadra nga Kalifornia, e udhëhequr nga Lebron Xhejmsi, ia doli në mënyrë dramatike në fund me shifrat 122-121, në një fitore që mund të dalë tepër e rëndësishme. Lebroni pati 23 pikë, dhe shtoi 9 topa në tabela, 6 asistë, 2 vjedhje topi e 2 bllokime gjuajtjesh. Gjithsesi, tek Lejkërsat u dalluan edhe të tjerë, sidomos Rasëll Uestbruk që realizoi 29 pikë duke qenë më i miri i ndeshjes. Për Memfisin, Xha Morant, nuk mundi të ishte vendimtar këtë herë. Ai shënoi 22 pikë dhe shërbeu 8 asistë, por u mbuluar fort dhe nuk pati shumë mundësi në sulm.
Në fund ishte basketbollisti i Gjermanisë, Denis Shrëder që siguroi suksesin. Ai arriti të fitonte topin në fund dhe të kalontë të vetët në epërsi, duke realizuar edhe gjuajtjen e lirë. Pavarësisht fitores, Lejkërsat janë në pozita të këqija në renditjen e Konferencës Perëndimore, në vendin e tretë nga fundi me më shumë humbje sesa fitore. Gjithsesi, ky sukses ndaj skuadrës numër 2 të Perëndimit, mund t’u japë besim kalifornianëve se ky sezon mund të shpëtohet dhe se ata jo vetëm mund të hyjnë në plej of, por edhe të pretendojnë për titullin në NBA.
Sfidanti.al