Lë Graetin e hoqën për Zidanin apo për dyshimet për ngacmim seksual?!

Në fund të fundit, rëndësi ka fakti që kombëtarja e Francës po gjen pak qetësi, ndonëse kjo i duhej gjatë kampionatit botëror. Presidenti shumë i sulmuar, Noel Lë Graet, është detyruar të japë dorëheqje të përkohshme (të “ngrijë”) pas akuzave që kanë dalë për ngacmim seksual. Komiteti drejtues i Federatës Franceze të Futbollit ra dakord me Lë Graetin për këtë hap dhe do të pritet përfundimi i hetimit. Gjithsesi, duket se kreun e Federatës nuk e duan dhe ai është sulmuar nga ish-yjet e Francës si Riberi, Sise apo Peti, pas fjalëve ofenduese që tha për Zinedin Zidanin. Edhe Kilian Mbape nuk ia përtoi aspak, ashtu si ministrja e sporteve, por edhe si drejtues brenda federatës.

Sfidanti.al