U deshën 273 vjet që gratë të pranohen në fushat e golfit në Skoci!

Pyetja e parë që të vjen ndërmend kur dëgjon këtë lajm, është: Ku kanë jetuar deri tani këta njerëz? Përgjigja është: Në Skoci, madje në kryeqytetin historik të saj, Edinburg. Klubi i golfit “Muirfild”, njëri nga më të famshmit në botë, më në fund përmbysi politikën e tij gati treshekullore duke lejuar gjysmën e banorëve që të merren me golf në fushat e tij. Anëtarët e tij votuan me 80 për qind “pro” që gratë të lejohen të jenë anëtare të klubit të vjetër.

Prej 273 vjetësh në Muirfild gratë nuk lejoheshin, një politikë anakronike që nuk mund të mendohej në një vend që është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar dhe të Bashkimit Europian. Në majin e vitit të kaluar, votimi i parë ishte në shumicë që gratë të mos pranoheshin, dhe kjo bëri që Klubi të përjashtohej nga lista e atyre që mund të organizonin “British Openin”. Ky turne, “British Open”, është më i vjetri i botës, por edhe Muirfildi është klubi i golfit më i vjetër i botës.

Gratë në Skoci dhe në përgjithësi në Europë, fituan të drejtat për të votuar rreth 100 vjet ëm parë, por sporti i golfit duket se kishte mbetur shumë prapa. Femrat tashmë do të kenë mundësi të jenë të barabarta, ndërsa në foto shikohen golfistet zvicerane Ana Ditrih, Paskal Rajnhard dhe Zhanet Zintiler, që pozojnë përpara hyrjes së “Kompanisë së Nderuar të Golfistëve të Edinburgut”.

Sfidanti.al