Nuk do të ketë njerëz “të huaj” tek Barcelona pas largimit të Luis Enrikes. Trajneri lajmëroi se do të ikë në fund të sezonit, dhe klubi katalanas e ka gjetur pasardhësin, ose të paktën kështu informojnë mediat. “Njeriu i ri” do të jetë Huan Karlos Unzue dhe aktualisht është ndihmësi i Luis Enrikes. Drejtuesit e Barçës kanë ndjekur politikën e njëjtë që kur Frenk Rajkard u largua në vitin 2008.
Në atë kohë, skuardën e mori në dorë Pep Guardiola, ish-trajneri i Barcelonës B, më pas Luis Enrike, po ashtu ish-trajner i Barcelonës B, ndërsa Unzue është ndihmësi i Luis Enrikes, sërish një njeri i brendshëm. Kampionët e Spanjës kanë një filozofi të njëjtë që nga ekipet e fëmijëve deri tek ekipi i të rriturve dhe kjo e bën shumë më të vështirë që trajnerët e ardhur nga klube të tjerë të kenë sukses. Huan Karlos Unzue Labiano mbetet të zyrtarizohet, ndërsa kandidatë ishin Valverde, Sampaoli apo Alegri.
Sfidanti.al