Askush nuk është i sigurt për atë që do të ndodhë me Milanin, as vetë Silvio Berluskoni, dhe po kështu djali i tij, Pier Silvio, presidenti i Mediasetit. i intervisuar nga mediat italiane, djali i pronarit të klubit kuqezi, natyrisht shprehet i sigurt se investitorët kinezë do ta realizojnë blerjen e premtuar, ndërsa priten edhe 100 milionë të tjerë në bankë, përveç 200 milionëve të hedhur deri tani.
“Kam besim sepse më bëjnë faktet me besim, – shprehet Pier Silvio, – shitja e aksioneve do të ndodhë. Gjithsesi, nëse do të dështojë, thjesht do ta mërziste babain tim, pasi nga ana ekonomike nuk do të sillte asnjë të keqe. Kontrata ka klauzole penaliteti të larta në një rast të tillë”. Berluskoni Junior thotë se “ose aksionerë do të jenë kinezët, ose do të jetë vetëm një tjetër, babai im”. Aksionerët e vegjël të Milanit, ndërkaq, kanë protestuar për këtë që po ndodh me shitjen e klubit të tyre.
Sfidanti.al