Festa e madhe e Botërorit përfundim me tragjedi pikërisht në “metrat e fundit” dhe zhgënjimi ishte i plotë, edhe pse trofeu thuajse u prek me dorë. Kilian Mbape nuk doli dot kampion i botës pasi Franca u mund me penallti nga Argjentina e Mesit në finalen e Kupës së Botës në Katar, dhe 23-vjeçari u ndje padyshim tepër i dëshpëruar. Sidoqoftë, në një përgjigje të vërtetë prej kampioni, Mbapeja vendosi të kthehej menjëherë në stërvitje tek skuadra e tij, Paris SG, më pak se 3 ditë pas mbylljes së turneut në Katar. Të gjithë lojtarët e tjerë kanë marrë një kohë pushimesh të nevojshme dhe të merituara, por jo ish-kampioni i botës. E qartë që Mbapeja do ta kthejë “dhimbjen në forcë” dhe shërimi nga zhgënjimi i Botërorit është vetëm duke synuar tituj me PSG-në.
Sfidanti.al