Lebroni shënon 31, por humbja vjen nga përballja me Domantas Sabonisin

Ishte një duel i fortë në NBA, dhe “Liqenasit” vazhdojnë ta kuptojnë se do ta kenë shumë të vështirë këtë sezon. Edhe pse Lebron Xhejmsi shënoi 31 pikë duke vazhduar t’i afrohet rekordit të legjendës Karim Abdul Xhabar, sërish Lejkërsat u mundën në fushën e Sakramentos. Vendasit u udhëhoqën nga lituanezi Domantas Sabonis, djali i legjendarit Arvidas Sabonis, i cili padyshim që ka dhënë në NBA më shumë sesa babai. Sabonisi i ri pati tripëll dabëll, ndërsa këtë sezon udhëheq kampionatin me dabëll dabëll. Shifrat ishin 13 pikë, 21 topa në tabela e 12 asistë në fitoren e rëndësishme 134-120. Xhejmsi shtoi për Lejkërsat edhe 6 topa në tabela e 11 asistë, por gaboi për tri pikë dhe ndjeu mungesën e Entoni Dejvisit, si dhe të Rasëll Uestbrukut. Të dy veteranët dëmtohen shpesh.

Sfidanti.al