Çfarë do që të jetë, tani nuk ka kohë për të ndryshuar shumë gjëra. Kampionët e e botës kanë humbur 3 lojtarë në ndeshjet e fundit dhe bëhet fjalë për të sëmurë. Fillimisht, Upamekano dhe Rabio, ndërsa tani edhe Koman. Dy të parët nuk ishin në gjysmëfinalen ndaj Marokut, ndërsa i treti raportohet sot se u sëmur. Shqetësimi që ngrihet është nëse bëhet fjalë për një epidemi gripi apo ndoshta për një shpërthim kovidi! Mesfushori Çuameni thotë me shaka se “mbi tryeza është shfaqur xheli dezinfektues”, ndërsa FIFA thotë se nuk ka teste detyrueshme për koronavirus.
Sfidanti.al