Në fillim të Kampionatit Botëror, mediat britanike u ankuan se FIFA nuk po respektonte gjyqtarët nga Federatat që kishin protestuar për të drejtat e njeriut në Katar. Si shembull u morën anglezët dhe gjermanët, por edhe të tjerë. FIFA sërish i shkaktoi një shqetësim anglezëve duke injoruar Entoni Tejlërin e duke caktuar polakun Shimon Marcinian si arbitrin e finales mes Francës dhe Argjentinën. Marciniak do të ketë si ndihmës dy patriotët e tij, Pavel Sokolnicki dhe Tomash Listkieviç, dhe kjo do të jetë treshja e parë polake në një finale Botërori.
Sfidanti.al