Janë dhënë disa përfundime deri tani, ndonëse priten ndeshjet e treta në grupe që të vendosin të tjerat. Franca, Brazili dhe Portugalia janë të kualifikuara për në raundin e dytë të Kupës së Botës, ndërsa Kanadaja e Katari i kanë thënë “lamtumirë” turneut. Vendasit, në të vërtetë, do të jenë aty si spektatorë dhe nuk do të kenë ndonjë udhëtim ashtu si kanadezët. Sot do të luhen 4 ndeshje në dy grupe (A dhe B) e do të përcaktojnë 4 ekipe të tjera të kualifikuara dhe 4 të eliminuara. Në grupin A, Holanda dhe Ekuadori kanë nevojë vetëm për një barazim që të kualifikohen. Në grupin B, Anglia kualifikohet edhe me një barazim, padyshim me fitore. SHBA ka nevojë vetëm për fitore.
Grupi A, 16:00: Ekuador-Senegal, Holandë-Katar
Renditja: Holanda 4, Ekuadori 4, Senegali 3, Katari 0.
Grupi B, 20:00: Uells-Angli, Iran-SHBA
Renditja: Anglia 4, Irani 3, SHBA 2, Uellsi 1.
Sfidanti.al