Luan aty që nga viti 1974 dhe kjo do të thotë se po mbush gjysmë shekulli. Gjithsesi, Paris SG nuk është pronar i stadiumit “Parku i Princave”, pasi aksionet i zotëron Këshilli i Parisit, pra pushteti vendor. Presidenti i PSG-së, Naser Al Helaifi thotë se ekziston mundësia që ekipi të gjejë një fushë tjetër për të luajtur (ndoshta “Stad dë Frans”?) pasi prej 5 vitesh bisedimesh nuk është arritur asnjë akord. PSG dëshiron ta blejë stadiumin dhe ta modernizojë, por diferenca mes kërkesës dhe ofertës është tepër e madhe. “Mendoj se nuk duan që ne të luajmë aty”, – thotë Al Helaifi.
Sfidanti.al