Trajneri Hansi Flik ishte një njeri i çliruar pas barazimit me Spanjën në Botëror. Skuadra e tij, Gjermania, u cilësua “për t’u hedhur në kosh” pas humbjes me Japoninë, por e shmangu disfatën me atë që mund të quhet më e forta e grupit. Fliku lavdëroi Niklas Fylkrugun duke thënë se “ai na tregoi vendosmërinë e tij dhe ne jemi shumë të lumtur për këtë”. “Gjërat ndryshojnë kur nis të fitosh dhe ndoshta Niklasi na ka dhënë një nxitje për vetëbesimin, – vazhdoi Fliku, – ne duhet të fitojmë ndaj Kosta Rikës nëse duam që të kualifikohemi”. Fylkrugu barazoi golin e bukur të Alvaro Moratës, ndërsa Gjermania e meritoi barazimin, madje mund të kishte marrë më shumë. Gjithsesi, ajo nuk e ka fatin e saj në dorë, pasi duhet edhe që Japonia të humbasë ndaj Spanjës.
Sfidanti.al