Nuk është aspak një shpresë e re, pasi një futbollist në moshën 29-vjeçare nuk mund të jetë. Niklas Fylkrug megjithatë u bë heroi i Gjermanisë në ndeshjen ndaj Spanjës, duke shënuar golin që i dha pikën ekipit të tij duke e vendosur në pozita më të mira në garën për kualifikim në raundin e dytë të Kupës së Botës. Sulmuesi i Verderit u hodh në lojë nga trajneri Hansi Flik në minutat e fundit duke shënuar një rrjetë të bukur dhe për momentin është “beniamini” i publikut gjerman dhe i mediave. Ai e ka nofkën “hapësira” për shkak të një hapësire mes dhëmbëve të tij të përparmë, ndërsa gazetarët thonë se muzika e tij motivuese është “Syri i Tigrit”.
Sfidanti.al