Habiti jo pak që për të dytën herë radhazi refuzoi të dilte përpara mediave, edhe pse u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes. Kilian Mbape e pati këtë çmim individual edhe ndaj Australisë, edhe kundër Danimarkës, por refuzoi të fliste për gazetarët. Po flitet se FIFA do të vendosë gjobë për Federatën Franceze të Futbollit, ndërsa diskutohet se ylli 23-vjeçar nuk dëshiron të flasë sepse nuk ka dëshirë të pyetet për çështjet tek Paris SG. Sipas “Markës”, Mbapeja është më shumë jashtë se brenda PSG-së. Sipas të përditshmes madrilene, sulmuesi nuk i ka punët mirë me klubin, diçka që ka nisur më herët dhe presidenti Al Helaifi po mendon që të paktën të përfitojë një shumë të konsiderueshme nga kartoni i tij, përderisa ka kontratë 2-vjeçare. Mbapesë nuk i mungojnë admiruesit, sidomos në Premier Ligës.
Sfidanti.al