Tifozët në Katar thumbojnë Gjermaninë me … Ozilin!

Përfaqësuesja gjermane ka zgjedhur një mënyrë të sajën origjinale për të protestuar ndaj FIFA-s (dhe Katarit) për moslejimin e shiritit të kapitenit me ngjyrat në mbrojtje të homoseksualëve. Lojtarët kanë zënë gojën me dorë me nënkuptim censurën, por kjo nuk u ka pëlqyer një pjese të tifozëve të Katarit. Ata janë shfaqur në stadium me foton e Mesut Ozilit, futbollistit të Gjermanisë me origjinë turke, i cili pati probleme në vend për shkak të fotos me presidentin e Turqisë, Erdogan, ndonëse këtë të fundit e takojnë edhe liderë perëndimorë.

Sfidanti.al