“E dashura” e Kroacisë, Kolinda, nuk mund të mungonte as në Katar!

Ish-presidentja e ka merituar këtë epitet pasi ka qenë tepër e lidhur me ekipin përfaqësues të futbollit, e padyshim që e ka ndihmuar të ketë më shumë entuziazëm për fitoret. Kolinda Grabar-Kitanoviç u bë figurë në Kupën e Botës në Rusi ku ishte në tribunë në detyrën e presidentes së Kroacisë, dhe pati kënaqësinë që të ishte edhe në finalen ndaj Francës në stadiumin “Luzhniki” të Moskës. Tashmë, e larguar nga detyra, Kolinda nuk e harroi “dashurinë e saj” dhe vrapoi për në Katar duke qenë e pranishme në tribunën VIP të stadiumit për ndeshjen e kroatëve ndaj Kanadasë. Ajo u takua me presidentin e FIFA-s, Infantino, dhe me zyrtarë të tjerë, ndërsa u shpreh se ishte mjaft e lodhur, por edhe mjaft e kënaqur ndërsa Kroacia fitoi 4-1.

Sfidanti.al