Milan Borjan, refugjati serb që duhet të durojë talljet e tifozëve kroatë!

Nuk është pjesë e Serbisë, por e Kanadasë, por fati i keq e deshi që të vihej përballë Kroacisë në Botëror. Milan Borjan duroi tallje të shumta të tifozëve kroatë në Katar, ndërsa Kanadaja u mund 1-4, dhe golat u pësuan prej tij pasi luan portier. Borjan është një serb nga Knini, qytet në Kroaci, por që ka qenë kryeqendër e serbëve të këtij vendi deri në Operacionin “Stuhia” (Oluja) në 1995 dhe prindërit e tij u larguan nga vendi, ashtu si dhjetëra e qindra mijë serbë të tjerë. Sot, një pjesë e tifozëve kroatë e tallën pikërisht për Kninin dhe që ai është serb. Vetë Borjani ka deklaruar se vendlindja e tij (pra Knini) nuk është Kroaci.

Sfidanti.al