Fjala është që kapiteni mbetet në dyshim për ndeshjen e dytë në grup në Katar, atë ndaj SHBA-së. Harri Kejni u duk qartë që në sfidën ndaj Iranit se pësoi një goditje të fortë dhe doli i shqetësuar nga fusha në 75’, ndonëse trajneri Sauthgejt tha se ishte i shqetësuar më shumë për Harri Megajerin. Gjithsesi, nga Anglia mësohet se gjendja e yllit të sulmit nuk qenka kaq e mirë dhe se ai do t’i nënshtrohet një skaneri në kavilje. Një dëmtim që mund të mos japë pasoja afatgjata, por që mund ta pengojë kapitenin në ndeshjen ndaj amerikanëve. Me gjasë, tifozët dhe stafi teknik anglez janë duke u lutur që skaneri i kaviljes së Kejnit të dalë me rezultat negativ, pra që të mos ketë ndonjë problem serioz. Edhe nëse do të mungojë ndaj SHBA-së, të paktën lideri i ekipit të kthehet menjëherë më pas në Botëror.
Sfidanti.al