Zhiru mbërrin rekordin e Henrisë, Joris pranë rekordit të Turamit!

Dy “kulmet” më të larta individuale të kombëtares së Francës janë duke u pushtuar për së dyti herë, dhe madje duke u tejkaluar. Olivie Zhiru barazoi rekordin e golave të “gjelave” që e mbante i vetëm Tieri Henri, ndërsa kapiteni e portieri Hugo Joris është fare pranë rekordit të ndeshjeve me fanelën e bluve. Sulmuesi i Milanit është në 51 gola pas 2 rrjetave ndaj Australisë dhe ka meritën që ka barazuar një futbollist klasi si Henri, madje këtë e ka bërë në më pak ndeshje, 115 ndaj 123 dhe në 11 vjet ndaj 13 të ish-yllit të Arsenalit. Hugo Joris, ndërkaq, ka 140 ndeshje për Francën ndaj 142 të rekordmenit Liliam Turam. Pra, kapiteni do ta thyejë rekordin këtë Botëror nëse nuk dëmtohet. Vetë Joris vlerëson lart Zhirunë duke e cilësuar “një shembull për t’u ndjekur, që nuk është dorëzuar kurrë as përballë vështirësive më të mëdha”.

Sfidanti.al