Glejzërsit kërkojnë 9 miliardë për Man. Junajtidit, tifozët: Baraz me fitoren e titullit!

Protestat shumëvjeçare po japin rezultat, ndonëse mund të ketë edhe arsye të tjera. Familja miliardere amerikane, Glejzër, ka pranuar se është gati të heqë dorë nga aksionet e Mançester Junajtidit, diçka që tifozët e zjarrtë e kanë kërkuar që në 2011 kur ata blenë klubin duke e futur në borxh. Lajmet janë që Glejzërsat mund të kërkojnë nga 5 miliardë deri në 9 miliardë paundë stërlina për 100 për qind të aksioneve, diçka që kalon ndjeshëm Çelsin dhe Liverpulin. Amerikanët do të mbahen mend si pronarët që nuk mundën ta zhvillonin klubin, diçka që u ndje me t’u larguar Sër Aleks Fergusoni nga stoli i “djajve të kuq” në 2013. Asnjë titull kampion dhe asnjë Champions nuk është fituar që nga ajo kohë, thjesht ndonjë kupë më e vogël. Tifozët janë në festë dhe shumë prej tyre thonë se “kjo është baraz me fitoren e titullit”.

Sfidanti.al