Një histori interesante në këtë Botëror është nga Kosta Rika. Lojtari i krahut, Antoni Hernandez, udhëtoi në Katar vetëm 6 muaj pasi u bë futbollist profesionist. Ai luan për një ekip bregdetar në vendin e tij, dhe deri 6 muaj më parë merrej me peshkim për të siguruar jetesën për vete dhe për familjen. Fati e deshi që skuadra e tij të ngjitej në elitën e futbollit kostarikan dhe ai fitoi kontratën e parë profesioniste. “Nga varka e peshkimit në Botëror”, titullon e përditshmja spanjolle “Marka” për 21-vjeçarin që shpreson të lerë shenjën e tij në kampionat. Trajneri kolumbian i Kosta Rikës, Luis Fernando Suarez, e cilësoi Hernandezin si një shembull të një njeriu që kaloi shumë probleme në jetë, që nga varfëria, krimi dhe dhuna për të qenë një nga lojtarët kryesorë të ekipit në Katar.
Sfidanti.al