Lebroni i thotë Dejvisit se po luan si në kohët e vjetra!

Në NBA gjërat mund të ndryshojnë shpejt dhe kjo mund të ndodhë sidomos kur yjet kryesorë të ekipit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe fizike. Kjo po ndodh tek Lejkërsat të paktën me Entoni Dejvisin, qendrën shtatlartë (2.13 metra) që është kthyer në formën e tij të dikurshme. Ish-basketbollisti i Nju Orlinsit la pas dëmtimet që e shqetësuan këtë vit dhe në 3 ndeshje radhazi shënoi mbi 30 pikë, konkretisht 37, 38 dhe 30. Nuk kishte ndodhur që nga pranvera e vitit 2020. Kjo pati lidhje me fitoret e Lejkërsave që tani kanë renditje pak më të mirë, ndërsa ndodhi në kohën që Lebron Xhejmsi humbi 4 ndeshje radhazi për shkak lëndimi. Ja pra, që “liqenasit” ishin më mirë pa kapitenin! Dejvisi pati mesataren edhe prej 17.3 topa në tabela për ndeshje në ndeshjet pa Lebronin. Me 30 pikë e mbi 15 topa në tabela, Dejvisi u bë i pari lojtar i Lejkërsave që e bën që nga koha e legjendës Uilt Çembërlen.

Sfidanti.al